Kur dikush kërkon një shërbim afër tij, Google shfaq së pari bizneset në hartë. Ne e krijojmë dhe e optimizojmë profilin tuaj, që të jeni aty ku klientët po shikojnë.
Profili në Google është shpesh gjëja e parë që sheh një klient i ri, madje para web faqes suaj.
Krijojmë profilin e biznesit dhe ju udhëheqim gjatë verifikimit nga Google.
Zgjedhim kategoritë e duhura dhe listojmë shërbimet tuaja me përshkrime të qarta.
Orari i punës, telefoni, web faqja dhe butoni për udhëzime, gjithmonë të sakta.
Logo, foto kopertine dhe foto të punës që e bëjnë profilin tërheqës.
Link dhe kod QR për vlerësime, si dhe këshilla si t’u përgjigjeni klientëve.
Profili lidhet me web faqen tuaj për renditje më të fortë në kërkimet lokale.
Kërkimet si “elektricist afër meje” apo “rent a car Prishtinë” përfundojnë shpesh me një thirrje direkte nga harta. Një profil i plotë, me foto, orar dhe vlerësime, e bën më të lehtë që klienti të zgjedhë ju.
Nuk e gjeni përgjigjen? Na shkruani në info@flutra.com ose në WhatsApp.
Google Business Profile është falas nga Google. Ne ofrojmë shërbimin e krijimit, verifikimit dhe optimizimit të profilit, që ai të duket profesional dhe të dalë më mirë në kërkime.
Verifikimin e bën Google, zakonisht me kod përmes SMS-it, email-it, videos ose postës. Koha varet nga metoda që Google i ofron biznesit tuaj; ne ju udhëheqim në çdo hap.
Po. Bizneset që shërbejnë klientët në terren (p.sh. pastrim, instalime, ndërtim) mund ta fshehin adresën dhe të shfaqin vetëm zonën ku punojnë.
Ju përgatisim një link të shkurtër dhe një kod QR që ua dërgoni klientëve të kënaqur, si dhe ju këshillojmë si t’u përgjigjeni vlerësimeve në mënyrë profesionale.
Po. Ju ndihmojmë të fitoni qasjen në profilin ekzistues, ta rregullojmë informacionin dhe ta optimizojmë.
Na tregoni çfarë ju nevojitet dhe ju dërgojmë një ofertë të qartë, pa obligim.