SEO është punë afatgjatë. Disa përmirësime teknike ndikojnë shpejt, por rritja e qëndrueshme e renditjes zakonisht ndërtohet gradualisht gjatë disa muajve, varësisht nga konkurrenca dhe gjendja fillestare e faqes.
Jo, dhe askush nuk mund ta garantojë ndershmërisht, sepse renditjen e vendos Google. Ajo që garantojmë është punë e strukturuar, transparente dhe raporte të qarta për çdo përmirësim.
Reklamat sjellin vizitorë menjëherë, por vetëm sa kohë paguani. SEO ndërton vizita organike që vazhdojnë të vijnë pa pagesë për klik. Shpesh kombinimi i të dyjave jep rezultatin më të mirë.
Përdorim Google Search Console dhe Google Analytics për të ndjekur shfaqjet, klikimet, pozicionet e fjalëve kyçe dhe kontaktet që vijnë nga Google, dhe jua paraqesim në raporte mujore.
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue to use this site we will assume that you are happy with it.