Për KMU në Zvicër

Web dizajn për KMU në Zvicër, nga Kosova.

Web faqe profesionale për kompani dhe zejtarë në Zvicër, të ndërtuara nga ekipi ynë në Prishtinë. Komunikim në gjermanisht, e njëjta zonë kohore dhe ofertë e qartë në euro.

Laptop dhe telefon që shfaqin një web faqe moderne në tavolinë pune
Prishtinë – Zvicër
Bashkëpunim online
Për kë është

Për KMU zvicerane që duan një faqe profesionale dhe një partner të besueshëm.

Shumica e klientëve tanë jashtë vendit janë në Zvicër dhe Gjermani.

Ndërtim dhe zejtari

Kompani ndërtimi, fasadash, instalimesh elektrike, dyer e porta që duan të duken profesionale dhe të marrin më shumë kërkesa për ofertë.

Pastrim dhe shërbime

Firma pastrimi, mirëmbajtjeje objektesh dhe shërbime lokale që klientët i kërkojnë në Google.

GmbH të sapohapura

Kompani të regjistruara rishtazi që kanë nevojë për logo, web faqe dhe profil në Google, të gjitha nga një vend.

Pronarë nga diaspora

Pronarë biznesesh që preferojnë të flasin shqip me ne, ndërsa faqja u flet klientëve të tyre në gjermanisht.

Bashkëpunimi

Si funksionon bashkëpunimi nga distanca.

Pjesën më të madhe të punës e bëjmë online, prandaj nuk keni nevojë të vini në zyrë.

Gjuha

Komunikojmë në gjermanisht, shqip ose anglisht. Tekstet e faqes i përgatisim në gjermanisht, me formën e mirësjelljes "Sie".

E njëjta zonë kohore

Kosova është në të njëjtën zonë kohore si Zvicra (CET/CEST). Jemi të arritshëm nga e hëna në të premte, 09:00–17:00.

Komunikimi

Telefon, WhatsApp, Messenger dhe email. Dizajnet i ndajmë online për rishikim, që t’i shihni kur t’ju përshtatet.

Faturimi në euro

Çdo projekt merr ofertë të qartë para fillimit. Faturojmë në euro (EUR); kushtet e pagesës i përcaktojmë në ofertë, sipas projektit.

Domeni .ch dhe hostimi

Ju ndihmojmë me domenin, hostimin dhe email-et me domenin tuaj, ose e publikojmë faqen te hostimi që keni tashmë.

Mbështetje pas lansimit

Pas publikimit faqja kalon në mirëmbajtje teknike: përditësime, backup dhe siguri, plus ndryshime kur ju duhen.

Procesi

Nga biseda e parë te lansimi, gjithçka online.

01

Bisedë online

Flasim me telefon ose WhatsApp për biznesin, klientët dhe qëllimet tuaja. Pastaj ju dërgojmë ofertën.

02

Dizajn

Krijojmë dizajnin sipas identitetit tuaj dhe jua dërgojmë online për komente.

03

Zhvillim

Ndërtojmë faqen në gjermanisht dhe në gjuhët e tjera që ju duhen: të shpejtë, të sigurt dhe gati për Google.

04

Lansim & mbështetje

E publikojmë faqen, e lidhim me Google dhe kujdesemi që të mbetet e përditësuar.

Referenca

Disa nga kompanitë GmbH për të cilat kemi punuar.

Web faqja e INVESTA Group Management GmbH – ndërtim

INVESTA Group Management GmbH

Ndërtim
Web faqja e Fromar GmbH – kuzhina

Fromar GmbH

Kuzhina
Web faqja e Xani Bau GmbH – ndërtim

Xani Bau GmbH

Ndërtim
Web faqja e Winti – Tor & Storen Techniker GmbH – dyer garazhi

Winti – Tor & Storen Techniker GmbH

Dyer garazhi

Si dhe: TonBer Bau GmbH, Tahiri Gebäudetechnik GmbH, Everest Building Group SA, Culinaro Küchen, Beko Belo Reinigungen, Gashi Fassadenbau.

Pyetje të shpeshta

Përgjigje të shkurtra për pyetjet që na bëhen më shpesh.

Nuk e gjeni përgjigjen? Na shkruani në info@flutra.com ose në WhatsApp.

Po. I gjithë bashkëpunimi bëhet online: me telefon, WhatsApp, Messenger dhe email. Dizajnet i shihni online dhe faqen e publikojmë pa pasur nevojë për takim fizik.

Në gjermanisht, shqip ose anglisht, si t’ju përshtatet. Tekstet e faqes për klientët tuaj i përgatisim në gjermanisht dhe, nëse ju duhen, edhe në gjuhë të tjera.

Faturojmë në euro (EUR). Para fillimit merrni një ofertë të qartë me çmimin dhe kushtet e pagesës, të cilat përcaktohen sipas projektit.

Jo. Kosova dhe Zvicra janë në të njëjtën zonë kohore (CET, në verë CEST), prandaj punojmë në të njëjtat orare.

Çmimi varet nga numri i faqeve, gjuhët dhe funksionet që ju nevojiten. Pas një bisede të shkurtër ju dërgojmë një ofertë individuale, falas dhe pa obligim.

Faqja kalon në mirëmbajtje teknike: e monitorojmë, bëjmë përditësimet dhe backup, kujdesemi për sigurinë dhe ju ndihmojmë me ndryshime edhe më vonë.

Shenja e Flutra Webs

Keni një biznes në Zvicër? Le të flasim.

Na tregoni çfarë ju nevojitet dhe ju dërgojmë një ofertë të qartë, pa obligim.