Për biznese në Gjermani

Web dizajn për bizneset në Gjermani.

Web faqe profesionale për zejtarë, kompani ndërtimi dhe firma shërbimesh në Gjermani, të ndërtuara nga ekipi ynë në Prishtinë. Gjithçka online, në gjermanisht, me ofertë të qartë në euro.

Ilustrim 3D me xham zmadhues dhe grafik në rritje në ngjyrë vjollce dhe pjeshke
Prishtinë – Gjermani
Bashkëpunim online
Për kë është

Për bizneset në Gjermani që duan më shumë kërkesa nga faqja e tyre.

Një faqe e qartë u tregon klientëve çfarë bëni, ku punoni dhe si t’ju kontaktojnë.

Zejtarë

Elektricistë, hidraulikë, piktorë dhe ndërtues fasadash: faqe që tregon punët tuaja dhe e bën të lehtë kërkesën për ofertë.

Kompani ndërtimi

Referenca, shërbime dhe zona ku punoni, të paraqitura qartë për investitorë dhe klientë privatë.

Firma pastrimi dhe shërbimesh

Shërbimet, zonat dhe një formular kërkese, që klientët t’ju kontaktojnë menjëherë.

Pronarë nga diaspora

Flisni shqip me ne, ndërsa faqja juaj u flet klientëve në gjermanisht, me tone profesionale.

Bashkëpunimi

Bashkëpunim nga distanca, pa komplikime.

Nuk keni nevojë të vini në zyrë: bisedat, dizajnet dhe lansimi bëhen online.

Gjuha

Komunikojmë në gjermanisht, shqip ose anglisht. Faqja u flet klientëve tuaj në gjermanisht, me formën "Sie".

E njëjta zonë kohore

Kosova dhe Gjermania janë në të njëjtën zonë kohore (CET/CEST). Na gjeni nga e hëna në të premte, 09:00–17:00.

Komunikimi

Telefon, WhatsApp, Messenger dhe email, me një person kontakti nga fillimi deri në fund.

Faturimi në euro

Oferta e qartë para fillimit, fatura në euro (EUR). Kushtet e pagesës përcaktohen në ofertë, sipas projektit.

Domeni .de dhe hostimi

Ju ndihmojmë me domenin, hostimin dhe email-et me domenin tuaj, ose e publikojmë faqen te hostimi që keni.

Gati për Google

Çdo faqe ndërtohet me bazat e SEO-s, dhe ju ndihmojmë edhe me profilin tuaj në Google.

Procesi

Katër hapa, të gjithë online.

01

Bisedë online

Flasim me telefon ose WhatsApp për biznesin, klientët dhe qëllimet tuaja. Pastaj ju dërgojmë ofertën.

02

Dizajn

Krijojmë dizajnin sipas identitetit tuaj dhe jua dërgojmë online për komente.

03

Zhvillim

Ndërtojmë faqen në gjermanisht dhe në gjuhët e tjera që ju duhen: të shpejtë, të sigurt dhe gati për Google.

04

Lansim & mbështetje

E publikojmë faqen, e lidhim me Google dhe kujdesemi që të mbetet e përditësuar.

Referenca

Disa nga kompanitë GmbH për të cilat kemi punuar.

Web faqja e INVESTA Group Management GmbH – ndërtim

INVESTA Group Management GmbH

Ndërtim
Web faqja e Fromar GmbH – kuzhina

Fromar GmbH

Kuzhina
Web faqja e Xani Bau GmbH – ndërtim

Xani Bau GmbH

Ndërtim
Web faqja e Winti – Tor & Storen Techniker GmbH – dyer garazhi

Winti – Tor & Storen Techniker GmbH

Dyer garazhi

Si dhe: TonBer Bau GmbH, Tahiri Gebäudetechnik GmbH, Everest Building Group SA, Culinaro Küchen, Beko Belo Reinigungen, Gashi Fassadenbau.

Pyetje të shpeshta

Përgjigje të shkurtra për pyetjet që na bëhen më shpesh.

Nuk e gjeni përgjigjen? Na shkruani në info@flutra.com ose në WhatsApp.

Po. Shumica e klientëve tanë jashtë vendit janë në Gjermani dhe Zvicër. I gjithë bashkëpunimi bëhet online, me telefon, WhatsApp, Messenger dhe email.

Në gjermanisht, shqip ose anglisht. Faqja për klientët tuaj ndërtohet në gjermanisht dhe, nëse ju duhet, edhe në anglisht ose gjuhë të tjera.

Në euro (EUR). Para fillimit merrni një ofertë të qartë; kushtet e pagesës përcaktohen në ofertë, sipas projektit.

Jo. Kosova dhe Gjermania janë në të njëjtën zonë kohore (CET, në verë CEST), prandaj jemi të arritshëm në të njëjtat orare pune.

Plotësoni formularin e kontaktit ose na shkruani në WhatsApp. Pas një bisede të shkurtër ju dërgojmë një ofertë individuale, falas dhe pa obligim.

Po. Mund ta mirëmbajmë ne për ju, ose faqja mund të ndërtohet me një panel të thjeshtë ku i ndryshoni vetë tekstet, fotot dhe lajmet.

Shenja e Flutra Webs

Keni një biznes në Gjermani? Le të flasim.

Na tregoni çfarë ju nevojitet dhe ju dërgojmë një ofertë të qartë, pa obligim.